Ish-sulmuesi i njohur merr drejtimin e skuadrës së Erzenit
Skerdi Bejzade është trajneri më i ri i Erzenit. Klubi nga Shijaku ka zyrtarizuar teknikun e ri, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Në këto kushte, Alfred Deliallisi do të kalojë në rolin e drejtorit sportiv.
“ERZENI prezanton Trajnerin e ri te skuadrës, Z.Skerdi Bejzade. I urojmë sa më shumë suksese dhe rezultate maksimale nën drejtimin e ekipit. ERZENI njofton se Z.Alfred Deliallisi do marrë pozicionin e Drejtorit Sportiv të ekipit. I urojmë suksese Drejtorit të ri në këtë post”, –Shkruan klubi.
Debutimi i Bejzades në pankinën e kësaj skuadre do të vijë me 11 shkurt, në transfertën delikate ndaj Tiranës në kryeqytet. 49-vjeçari vjen pas një eksperience të shkurtër te skuadra e Laçit, ku qëndroi në krye të ekipit 5 ndeshje.
KOHA JONË SONDAZH

