Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare: Kam frikë se në ‘Euro 2016’ do të ndodh diçka e keqe

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Otto Bariç, thotë se në Europianin e Francës mund të ndodhin sulme terroriste.

Ai ka marrë një ftesë nga FSHF, ashtu si ish-trajnerët e tjerë të ekipi kuqezi, për të qenë në Francë si një prej të ftuarve të institucionit të futbollit shqiptar.

Megjithatë, trajneri 82-vjeçar nuk do t’ udhëtoj drejtë Francës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo, pasi ai frikësohet nga sulmet terroriste.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë kam marrë ftesë nga Shqipëria, Kroacia dhe Austria megjithatë nuk mund të jem në Francë. I falënderoj të tri federatat për ftesën që më kanë bërë. Kam frikë se do të ndodhë diçka e keqe”, ka deklaruar Bariç gjatë një interviste për gazetën kroate, Jutarnji.

“Unë e di se shteti francez do të bëjë gjithçka që kjo mos të ndodhë, por unë mendoj se në Francë ekziston një rrezik të madh”, ka theksuar ish trajneri i Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?