“Ishte frika më e madhe e jetës sime”, lojtari i Partizanit tregon tmerrin pas tërmetit

Frika që ka shkaktuar tërmeti i orëve të para të së martës është i madh dhe gjendja psikologjike e banorëve është shumë e rënduar. Edhe bota e sportit është solidarizuar, pas kësaj traume të madhe.

 

Futbollisti i Partizanit, William Cordeiro në profilin e tij në “Instagram”, ka treguar tmerrin e përjetuar mëngjesin e djeshëm, kur tërmeti goditi. Fatmirësisht lojtari nuk ka pësuar asnjë dëmtim, por gjendja psikologjike e tij nuk është më e mira.

Postimi i Cordeiros:

“Së pari dhe më e rëndësishmja, unë dua të siguroj familjen, miqtë dhe ndjekësit e mi për tërmetin që ndodhi në agim në Shqipëri. Pavarësisht frikës më të madhe që kam pasur ndonjëherë në jetën time, unë jam mirë.

Ishte rreth orës 4 të mëngjesit këtu dhe unë isha duke fjetur. Gjithçka filloi të dridhej në një mënyrë të tmerrshme, si një varkë argëtuese Vikinge në park. Fillova të bërtisja dhe të largohesha. Vesha një triko sepse ishte shumë e ftohtë. Gjë e mirë është që jetoj në katin e dytë dhe shkova shumë shpejt në rrugë. Shumë shpejt, të gjithë banorët e ndërtesës sime dhe të ndërtesave fqinje ishin në rrugë. Siç thashë, ishte frika më e madhe e jetës sime.

Sipas informacioneve, lëkundja tashmë ka shkaktuar më shumë se 20 vdekje, rreth 600 lëndime dhe shumë dëme materiale në vend. Shumë e trishtueshme është kur shoh një popull që kalon përmes kësaj, veçanërisht nga vendi ku unë jetoj dhe që më priti me krahë të hapur për gati dy vjet. Shpresoj të jetë vetëm ky moment dhe të ngrihet Shqipëria të kthehet në jetën e saj paqësore sa më shpejt. Faleminderit për të gjitha mesazhet që kam marrë deri më tani. Është shumë e rëndësishme për të gjithë ne që të marrim këtë dashuri dhe energji pozitive nga ju. Le ta kapërcejmë këtë moment së bashku!”.

SHKARKO APP