Ismajli dhe Asllani marrin të njëjtën vlerësim në fitoren ndaj Romës, ja nota

Dy futbollistët shqiptarë, Ardian Ismajli dhe Kristjan Asllani, morën nota pozitive nga portali italian Tuttomercatoweb pas fitores 1-0 të skuadrës së tyre ndaj Romës në Serie A.

Ismajli – nota 6.5

Mbrojtësi kuqezi u rikthye menjëherë titullar pas një dëmtimi dhe dha një kontribut të rëndësishëm në prapavijë. Ai rriti nivelin teknik të mbrojtjes dhe ndihmoi ekipin të ruante rezultatin pozitiv deri në fund.

Swiss Digital Desktop Reklama

Asllani – nota 6.5

Swiss Digital Mobile Reklama

Mesfushori shqiptar tregoi personalitet si në skemën me tre, ashtu edhe me dy në mesfushë. Edhe pse u shfaq disi nervoz në pjesën e parë, u përpoq të diktonte ritmin e lojës dhe në pjesën e dytë u përmirësua dukshëm, duke shërbyer më mirë për shokët e skuadrës. Në minutën e 80-të u zëvendësua nga Tameze.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?