Ismajli drejt largimit nga Empoli në verë, në pritje të ofertave në verë

Ardian Ismajli është një prej lojtarëve kryesorë tek Empoli, duke u aktivizuar këtë sezon në 24 ndeshje të Serie A. Por pas 4 vitesh te skuadra toskane duket se ai do të largohet.

Ismajli nuk po rinovon dhe marrëveshja aktuale përfundon më 30 Qershor. Për këtë, Transfermarkt.com e ka përfshirë në formacionin më të mirë të Serie A të lojtarëve me kontratë në skadencë, një këshillë edhe kjo e faqes së njohur të merkatos për skuadrat në Itali dhe jashtë saj.

Vlera e tij përllogaritet në 6 milionë euro. Ardian Ismajli është vendosur në mbrojtjen me 3 ku ndodhen edhe De Vrij i Inter dhe Kolasinac i Atalantës.

SHKARKO APP