Ismajli në super formë, zgjidhet në formacionin e muajit në Seria A

Ismajli mbyll një shtator në mënyrë perfekte duke siguruar edhe një vend në formacionin më të mirë të muajit në Serie A. Faqja e specializuar “WhoScored” ka publikuar të dhënat me Ismajlin që vlerësohet me notën 7,6 për këtë muaj, madje duke lënë pas edhe Bremer të Juves i cili vlerësohet me 7,4.

Notën më të lartë, Ismajli e ka marrë në ndeshjen kundër Cagliari-t i vlerësuar me 8,32 pasi arriti të fitonte 12 duele në zonë. Në ndeshje thuajse perfekte zhvilloi edhe kundër Fiorentines me 10 duele të fituara.

Edhe Marash Kumbulla po zhvillon një super sezon me Espanyol ku është kthyer në një titullar të padiskutuar.

Image

SHKARKO APP