Ismajli në super formë, zgjidhet sërish lojtar i ndeshjes te Empoli
Empoli mori një pikë ndaj Udineses, në takimin e Serie A të përfunduar 1-1. Për ekipin vendas, në Stadio Carlo Castellani (Empoli), një nga më të mirët ishte Ardjan Ismajli, i cili u zgjodh lojtari i ndeshjes.
Paraqitja e mbrojtësit kuqezi u vlerësua me notën (8.1). 28-vjeçari ka luajtur 12 ndeshje me Empolin në këtë sezon, sakaq për të ky është edicioni i katërt me këtë fanellë.
Për futbollistin shqiptar nuk kanë munguar ofertat e shumta nga skuadra të ndryshme në merkato, ku Juventus dhe Inter janë dy ekipet e mëdha që dëshirojnë ta kenë në skuadër.