Ismajli: S’kam fjalë për pjesën e parë, në të dytën nuk kishim çfarë të humbisnim

Kapiteni Ardian Ismajli ka analizuar humbjen 1-2 ndaj Ukrainës në “Air Albania” dhe është shprehur se pjesa e parë ka qenë më e keqja në 3 vitet e fundit për kombëtaren. Ajo kërkon nga të gjithë që ta marrin këtë si mësim në mënyrë që të mos përsëritet më në të shkuarën.

“Pjesa e parë ka qenë ndeshja më e keqe në këto 3 vitet e fundit. Nuk do të kemi gjithmonë fatin nga vetja. Në pjesën e dytë nuk kishim çfarë të humbisnim. Një pjesë e dytë shumë e mirë. Me 1 pikë ishim në “play off”. Duhet të marrim mësim nga kjo pjesa e parë, që skam fjalë.

Duhet të mësojmë nga ky gabim shumë i madh. Lodhja ka bërë të vetën. Kur je përballë 20 mijë tifozëve, nuk duhet të ndjejmë lodhje. E rëndësishme është që në pjesën e dytë provuam. Nuk ia arritëm, por tashmë të shikojmë përpara.

Dy golat i morëm shumë shpejt dhe ramë shumë keq. Ishte shumë e vështirë, tentuam të bënim maksimumin. Në pjesën e dytë në patëm çfarë të humbisnim më. Pjesa e parë më e keqe në këto 3 vite me Shqipërinë. Duhet të mësojmë shumë nga kjo ndeshje. Unë e kam përgjigjen për formacionin, por nuk dua ta jap, jam profesionist, në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka”, tha Ismajli.

SHKARKO APP