Italia bëhet meme në rrjetet sociale, ka prezantuar fanellat e Botërorit në të cilën nuk do të luajë!

Italia i ka prezantuar fanellat për Botërorin 2026, të cilin nuk do ta luajë, vetëm 10 ditë para ndeshjes ndaj Bosnjës. “Adidas” kishte nxjerrë në pah uniformën e re si pjesë të koleksionit global të federatave pjesëmarrëse në Kanada, Meksikë dhe SHBA, por fusha e lojës dha një tjetër vendim: italianët u eliminuan nga Botërori përmes penalltive në Zenica, për të tretën herë radhazi.

Koha e ngjarjes e kthen operacionin normal tregtar në një tallje. Ndërsa tensioni rritej për “play off”-in, uniforma e re axurre ishte promovuar si pjesë e Botërorit.

Fanella e menduar për rikthimin në skenën më të madhe u gjet pa turne, pa ekspozitë dhe pa ekip. Nuk është gabim i “Adidas”, por efekti final. Eliminimi ndaj Bosnjës pas 1-1 dhe penalltive e transformoi simbolin e ambicies në kujtim të një tjetër dështimi. E kuruar me stilin e rafinuar italian, fanella axurre u bë objekt ironie dhe kritikash në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?