Italia dyndet në Firenze! Lamtumirë kapiten (FOTO)

Ditën e sotme do të jetë edhe ndarja e fundit e familjarëve, miqve shokëve dhe gjithë opinionit sportiv, me kapitenin dhe qendërmbrojtësin e Fiorentinës, Davide Astori. Në orën 10:00 është parashikuar të mbahet ceremonia e lamtumirës për 31-vjeçarin, që humbi jetën të dielën, pas një ataku kardiak.

Ceremonia e lamtumirës do të zhvillohet në Bazilikën e Kryqit të Shenjtë në Firenze, teksa më pas kortezhi do t’i drejtohet San Pellegrinos, vendit ku Astori lindi dhe do të prehet.

Në Firenze ka një pjesëmarrje rekord, në homazhet e Astorit, teksa është konfirmuar se do të jetë e gjithë skuadra e Interit, që ka ndryshuar edhe planet e stërvitjes, për të qenë e pranishme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, 11 futbollistë të Juventusit, bashkë me trajnerin Allegri, janë nisur nga Londra për të qenë pjesë e ceremonisë mortore, teksa konfirmohet se do të marrin pjesë edhe shumë futbollistë e trajnerë të tjerë të Serisë A.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?