Italia mund ta nisë me 6 lojtarë të Interit Europianin kundër Shqipërisë
“Euro 2024” në Gjermani po afron dhe kurioziteti është i madh për të njohur skuadrën e trajnerit Luciano Spalletti. Italia do të tentojë të përsëris triumfin në “Wembley”, teksa do të nisin aventurën ndaj Shqipërisë.
Në 11 lojtarët titullarë, Spalletti mund të aktivizojë 6 zikaltër të Interit. Mbrojtja do të jetë reparti më i ngjashëm me zikaltërit, treshja Darmian-Acerbi-Bastoni. Në mesfushë, Dimarco do të mbulojë krahun e majtë dhe Barella me Frattesin në mesfushë.
Spalletti në miqësoret e fundit madje ka provuar edhe skemat e Simone Inzaghit, ku u dukën rezultatet pozitive. Spalletti ka ndjekur me kujdes Interin kryesues të Serie A këtë sezon dhe loja e zikaltërve e ka mahnitur atë.
KOHA JONË SONDAZH

