Italia në ankth, dëmtohet mesfushori Sandro Tonali
Pak ditë përpara sfidave vendimtare të “play-off”-it për një vend në Kupa e Botës FIFA 2026, kombëtarja italiane përballet me një shqetësim serioz. Mesfushori i rëndësishëm i “axurrëve”, Sandro Tonali, ka pësuar një dëmtim gjatë ndeshjes mes FC Barcelona dhe Neëcastle United.
Incidenti ndodhi në minutën e 55-të, kur Tonali ndërhyri ndaj Fermín López. Menjëherë pas aksionit, mesfushori italian shfaqi shqetësime në kofshën e majtë dhe u detyrua të largohej nga fusha, i shoqëruar nga stafi mjekësor.
Situata krijon pasiguri të madhe për trajnerin e Italisë, Gennaro Gattuso, i cili rrezikon të mos ketë në dispozicion një nga elementët kyç për përballjen ndaj Irlanda e Veriut.
Pas ndeshjes reagoi edhe trajneri i Neëcastle, Eddie Hoëe, i cili konfirmoi se lojtari kishte shfaqur probleme edhe më herët. “Ai kishte disa shqetësime prej ditësh, por gjatë ndeshjes ndjeu një dhimbje në kofshë. Mund të jetë një problem për ne”, u shpreh Hoëe.
Gjendja e Tonalit pritet të vlerësohet në ditët në vijim, ndërsa stafi teknik i Italisë mban frymën për një nga lojtarët më të rëndësishëm në prag të sfidave që vendosin fatin e kualifikimit.
KOHA JONË SONDAZH

