Italia në kërkim të trajnerit të ri, 4 emra të njohur shihen si shpëtimtarët

Federata Italiane e Futbollit po përgatitet një ndryshim i madh drejtues, teksa dorëheqja e Gabriele Gravina duket tashmë vetëm çështje kohe. Paralelisht me këtë zhvillim, po merr formë edhe ideja për pasuesin e trajnerit aktual të Kombëtares, Gennaro Gattuso, i cili pritet të largohet.

Sipas burimeve pranë Federatës, synimi është i qartë: në krye të Kombëtarja e Italisë të vendoset një emër i madh i futbollit italian. Lista e kandidatëve përfshin katër trajnerë të njohur: Antonio Conte, Roberto Mancini, Simone Inzaghi dhe Massimiliano Allegri.

Conte, i cili e ka drejtuar më parë Italinë në Euro 2016 duke arritur deri në çerekfinale, shihet si një kandidat serioz për rikthim. Megjithatë, pengesë mbetet kontrata e tij me Napoli dhe qëndrimi i presidentit Aurelio De Laurentiis, i cili nuk pritet ta lëshojë lehtë trajnerin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër profil i fortë është Simone Inzaghi, aktualisht te Al Hilal, ku përfiton një pagë mbi 25 milionë euro në sezon dhe ka ende një vit kontratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në listë spikat edhe Massimiliano Allegri, aktualisht i lidhur me Milan deri në vitin 2027. Filozofia e tij e lojës, e bazuar në organizim dhe efikasitet, konsiderohet e përshtatshme për nevojat aktuale të Italisë, por mbetet për t’u parë nëse klubi do të pranojë një largim të parakohshëm.

Ndërkohë, Roberto Mancini, sot në krye të Al Sadd, nuk e ka fshehur dëshirën për t’u rikthyer në pankinën e Italisë, sidomos për të “larë hesapet” pas eliminimit të dhimbshëm ndaj Maqedonia e Veriut.

Trajneri i ri do të përballet menjëherë me sfida të mëdha. Në shtator nis UEFA Nations League, ku Italia do të përballet me Belgjikën, Turqinë dhe Francën, në një seri ndeshjesh që pritet të japin sinjalet e para për kursin e ri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?