Italia në rrezik nga “Coronavirusi”, Igli Tare: Duhet të jemi të vëmendshëm
Italia është pushtuar orët e fundit nga rreziku i “coronavirusit” dhe shumë ndeshje futbolli janë anuluar. Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare foli për shtyrjen e takimeve të kampionatit italian pas vendimit të qeverisë.
Në një prononcim për “DAZN”, zyrtari i Lacios theksoi se klubi bardhekaltër i mbështet vendimet e qeverisë italiane, pasi përhapja e “coronavirusit” ka krijuar shqetësimë në mbarë botën.
Ai tha:
Ka një shqetësim tepër të madh këtu në Itali si në të gjithë pjesën tjetër të botës. Masat e marra duhet të respektohen sepse mbrojnë njerëzit. Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të respektojmë çdo vendim që do të dalë në ditët e ardhshme”.
Situata paraqitet më serioze në rajonet e Lombardisë dhe Venetos. Deri tani, autoritetet italiane konfirmojnë 3 viktima dhe 132 persona të infektuar nga koronavirusi.
Për shkak se 4 takime të kampionatit italian do të zhvilloheshin në këto dy rajone, Seria A vendosi të mos lejonte zhvillimin e tyre.