Italia shpallet kampione e botës në volejboll për meshkuj

Kombëtarja italiane e volejbollit për meshkuj është shpallur kampione e botës për herë të pestë në historinë e saj. Në Pasay City, Filipine, ekipi i drejtuar nga Fefè De Giorgi mposhti në finale Bullgarinë me rezultatin 3-1 (25-21, 25-17, 17-25, 25-10), duke mbrojtur titullin e fituar në vitin 2022.

Ky sukses kompleton një vit magjik për volejbollin italian, pas triumfit të kombëtares së femrave të Julio Velasco në Botërorin e zhvilluar në Tajlandë.

Finalja në “Mall of Asia Arena” foli pothuajse vetëm për “Axurrët”, dominim i plotë në dy setet e para, ulje ritmi në të tretin, e më pas një shpërthim i jashtëzakonshëm në setin e katë.

Swiss Digital Desktop Reklama

© Getty Images

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?