Italia shpallet kampione Evrope, kjo falë një lideri 19-vjeçar nga Shqipëria
Italia e 19-vjeçarëve është shpallur kampione e Europës për mosha. Të kaltërit mposhtën 1-0 në finale Portugalinë, në një ndeshje të bukur dhe me ritëm të lartë.
Meritë e këtij suksesi ishte dhe futbollisti shqiptar Luis Hasa, që në fund të kompeticionit u vlerësua si një nga më të mirët në fushë, ndërsa ekspertët e futbollit i dhanë notën 8.
Pas përfundimit të Europianit, Hasa regjistroi 4 asiste dhe shënoi një gol, duke u shndërruar në një lider për kombëtaren U-19 të Italisë. Edhe në ndeshjen finale, ai dhuroi asist për golin e vetëm të sfidës.