Italia turpërohet 4-1 nga Norvegjia dhe shkon në playoff për Botërorin 2026
Kombëtarja italiane ka pësuar një humbje të rëndë 4-1 ndaj Norvegjisë në ndeshjen e fundit të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2026. Me këtë rezultat, Italia mbyll grupin në vendin e dytë dhe, siç pritej, do të detyrohet të kërkojë kualifikimin përmes playoff-it të marsit.
Takimi në San Siro nisi në mënyrën më të mirë për “të kaltrit”, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 11-të falë një veprimi të bukur personal të Pio Espositos. Në vijim, skuadra e Spallettit krijoi edhe disa raste të mira për të dyfishuar, por mungesa e konkretizimit do t’i kushtonte shtrenjtë.
Në pjesën e dytë Italia u shemb plotësisht, duke u përmbysur nga ekipi i drejtuar nga Solbakken. Nusa barazoi shifrat, ndërsa ylli i Manchester City-t, Erling Haaland, përmbysi gjithçka me dy gola brenda dy minutave, duke vulosur dominimin norvegjez në këtë grup kualifikues. Në fund, i sapofuturi Larsen shënoi golin e katërt, duke thelluar krizën italiane dhe rezultatin final.
KOHA JONË SONDAZH

