Ivan Balliu mposht koronavirusin dhe rikthehet në stërvitje

Ivan Balliu ka fituar betejën me koronavirusin dhe tashmë do të kthehet normalisht në dispozicion të skuadrës së tij pas infektimit me Shqipërinë.

Lajmin e bën të ditur klubi i Rayo Vallecanos, që në faqen zyrtare hedh foto nga seanca stërvitore, ku duket edhe balliu duke punuar me grupin, gati për t’u rikthyer në fushë në transfertën andaluziane ndaj Betisit.

Mbrojtësi anësor e ka nisur mjaft mirë këtë sezon te Rayo Vallecano, pasi ka luajtur titullar në thuajse të gjithë ndeshjet dhe shpesh është shfaqur protagonist me asiste.

 

SHKARKO APP