Izolimi i Dybala-Sabatini: PlayStation, puthje dhe një anëtar i ri në familje
Paolo Dybala, ylli i Juventusit, është testuar plot gjashtë herë për koronavirus dhe në katër raste ka dalë pozitiv. Dybala dhe partnerja e tij, Oriana Sabatini, rezultuan pozitivë për herë të parë me datë 21 mars dhe kanë thuajse dy muaj të izoluar në shtëpi.
Çifti simpatik megjithatë, janë munduar të qëndrojnë optimistë dhe të buzëqeshur, duke provuar gjëra nga më të ndryshmet në shtëpi dhe duke i shpërndarë me fansat në rrjetet sociale.
Këngëtarja bukuroshe dhe ylli i Juventusit luajnë PlayStation, këndojnë dhe i bien pianos, si dhe kanë adoptuar një qenush, anëtarin më të ri të familjes. Të shpresojmë që çifti ta lërë sa më shpejt këtë situatë të vështirë dhe të rikthehen të shëndetshëm dhe në jetë normale.