Izolimi në shtëpi e ka bindur, Lukaku përgatitet për një tjetër karrierë

Lojtarët e Interit i kanë dhënë fund karantinës prej 14 ditësh pas lajmit të infektimit me koronavirus të Daniele Ruganit, mbrojtësit të Juventusit. Zikaltrit ishin skuadra e fundit që u përball me bardhezinjtë dhe u detyruan të izolohen. Për fat të mirë asnjë lojtar i skuadrës së Contes nuk është prekur nga COVID-19.

Romelu Lukaku ka përfituar për t’u kthyer në Belgjikë te familja e tij. Koha e qëndrimit në karantinë e ka bindur për të marrë një vendim. Telegraph raporton se bomber belg ka vendosur të nisë karrierën e trajnerit. Vitë më vonë, pasi është vetëm 26 vjeç dhe shumë sezone përpara për të shënuar gola e fituar trofe.

Së bashku me Witsel dhe De Bruyne, dy shokët e tij te kombëtarja, Lukaku ka nisur një kurs online të marrë licencen e UEFA-s për trajner. Të tre lojtarët po përgatiten, teksa në të ardhmen do i shohim në pankinë si trajnerë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?