Izolohet presidenti i Barcelonës, “humbet” duelin e Champions League

Barcelona pret hungarezët e Ferencvaros në “Camp Nou” mbrëmjen e sotme (21:00), teksa Josep Maria Bartomeu nuk do të jetë i pranishëm në shkallët e stadiumit si zakonisht.

Mungesa e presidentit të klubit katalanas lidhet me koronavirusin. Një familjar i tij ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe Bartomeu ka qenë në kontakt me të. Mundo Deportivo raporton se presidenti është izoluar.

Ai ka nisur menjëherë karantinën. Në testin e parë të kryer ka rezultuar negativ dhe tani shpreson të marrë të njëjtën përgjigje në tamponin e dytë, diçka që do sillte fundin e karantinës për të.

/abcnews.al

SHKARKO APP