Izraeli fiton në ”Air Albania”, Maran e nis me disfatë. Hysaj bën sherr, u provokuan tifozët shqiptarë

Trajneri italian i kuqezinjëve, Rolando Maran debutoi me humbje në stolin e Shqipërisë, pasi Izraeli fitoi në ”Air Albania”. Pas tre ditësh luhet miqësorja tjetër, Shqipëri-Luksemburg. Kombëtarja e nisi ndeshjen në presing dhe në minutën e 10-të shënoi rastin e parë për shënim me Anis Mehmetin, i cili mori një pasim nga Hysaj nga krahu i djathtë për të dërguar topin mbi traaversën izraelite. Në minutën e 15’, Izraeli tentoi me Gloukh, gjuajtja e të cilit përfundoi jashtë. Tre minuta më vonë ishte Asllani që provoi me një gjuajtje nga jashtë, por edhe atij i mungoi saktësia. Kombëtarja shqiptare pati edhe shanse të tjera me Mehmetin dhe Hoxhën, por pa sukses, dhe pjesa e parë u mbyll me barazimin pa gola.

Siç raportoi edhe gazetari i ”Koha Jonë”, Rozalb Lika, gjatë sfidës u shënua një moment tensioni, ku mbrojtësi Elseid Hysaj u përfshi në një përplasje pas provokimeve që u bë për tifozët shqiptarë dhe situata është tensionuar për disa çaste. Gloukh merr një top dhe shënon golin e avantazhit për Izraelin. Gjatë festës, ai bën me shenjë ”heshtni” dhe tregon stemën e Izraelit. Në këtë moment ka ndërhyrë Hysaj dhe kaq ka mjaftuar që futbollistët të përplasen në fushë. Hysaj dhe Gloukh kanë marrë karton të verdhë, teksa tifozët dëgjohet të brohorasin ”Free Palestine”. Dueli është i pari për trajnerin Rolando Maran në stolin e Shqipërisë, me italianin që debutoi përpara tifozëve kuqezinj.

Pjesa e dytë nisi me një tentativë të Solomon të Izraelit, por edhe gjuajtja e tij përfundoi jashtë katërkëndit të portës. Për Kombëtaren u përgjigj Ramadani, gjuajtja e të cilit përfundoi mbi traaversë. Në minutën e 59’, Solomon iu afrua shumë golit për Izraelin, por Sherri e ndali gjuajtjen e tij, duke shpëtuar portën kuqezi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutën e 67’ ishte Kombëtarja që pati një shans të artë, teksa një pasim në qendër i Hoxhës për pak sa nuk e bëri mbrojtjen izraelite të shkaktojë autogol. Por në minutën e 73, Izraeli arriti të zhbllokojë rezultatin me golin e Gloukh, që erdhi pas një kundërsulmi, duke marrë avantazhin 1-0. Një gol që u shoqërua me momente tensioni mes autorit të golit dhe Hysajt, me futbollistët që u ndëshkuan të dy me karton të verdhë, ndërsa te Izraeli trajneri zëvendësoi menjëherë Gloukh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tashmë ekipi kuqezi do të hedhë sytë nga miqësorja e të shtunës me Luksemburgun, aty ku Maran do të kërkojë fitoren e parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?