Ja çfarë ka ndodhur në 75 vjet histori përplasjesh mes Tirones e Partizanit…
Aktualitet Sporti E Hënë, 3 Tetor 2022 22:12
Nga Adriatik Dosti-
Ja cfare ka ndodhur ne 75 vjet histori perplasjesh mes Tirones e Partizanit…
SK Tirona u themelua ne 1920 dhe i perkiste si shoqeri sportive e me gjere qytetareve fisnike te Tiranes…e me vone natyrisht u be skuadra simbol e kryeqytetit…
KF Partizani u themelua ne 1946 per te simbolizuar partizanet…”clirimtaret trima” te Shqiperise ne te ashtuquajturen lufte nacional-clirimtare [ lexo komuniste e vella vrasese]…dhe perfaqesonte rangun e larte ushtarak te Gjeneraleve te kuq te Ministrise se Mbrojtjes e kurresesi nuk kishte asnje lloj lidhje as me Tironen e as me tironcit…e as me ate qe pa drejtesisht me vone u etiketua si ‘Derby”…
Se bashku me Dinamon e themeluar ne 1950 e qe perfaqesonte kasten e larte te Ministrise se Brendeshme e te Sigurimit famekeq te Shtetit …keto 2 skuadra kane bere kerdine ne futbollin shqiptar gjate viteve te komunizem-diktatures…ne shume drejtime e jo thjesht vetem sportive…
Tituj kampion, kupa Shqiperie…lojtare te marre nga cdo ekip e cdo qytet i vendit… gjyqtare te urdheruar e te kercenuar… e te dyja si te thuash ishin nje lloj Kombetarje me vehte me perberjen qe kishin ndaj dhe ishte e pa mundur ti rivalizoje e ti mundje…
Pa diskutuar denimet qe prej ministrive e shefave madhore te tyre ju dhane plot lojtareve e trajnereve qe nga Shkodra e deri ne Vlore…nga fjala vjen P.Ndoja e deri tek M.Haxhiu…apo edhe burgosjen e Skender Halilit…persekutimin banal te Selman Stermasit…
A po edhe thirrjen nen arme e detyrimin per te luajtur me fanellen e kuqe me yllin komunist…te Frasherit, Halilit, O.Memes, Bytycit…etj etj…
A po pa folur edhe per ate se si nje mengjes te bukur e krejt pa pritur Ylli, ikona e legjenda e tyre e me pasme Panajot Pano nga i Tirones…u gdhi me fanellen e kuqe te Partizanit [???]
Jane histori trishtuese pa fund…per te cilat nuk do mjaftonin libra te tere…
Le te ndalemi sot vetem tek ato c’kane ngjare ne perplasjen Tirona -Partizani ne keto 75 vjet pra qe nga 1947-2022…
Ndeshja e pare ne 1947 fitohet nga Partizani 4-2…
Ndeshja e fundit 2 tetor 2022 u fitua nga Tirona 2-0…
Fitorja me e thelle e Partizanit eshte rregjistruar ne 1947 me rrezultatin 8-0…ndersa fitorja me e thelle e Tirones i perket edicionit 1985/86 me rrezultatin 7-3…
Gjate viteve 1947-57 Partizani ka edhe dy fitore te tjera te thella nga 6-0 ndaj Tirones sikurse ne keto vitet e fundit eshte Tirona qe e ka mundur Partizanin 5-2 por edhe 5-1…
Per Kampionate…
Kane luajtur zyrtarisht ne fushen e lojes 166 ndeshje …prej te cilave 68 fitore i perkasin te kuqve…46 bardhe e bluve…dhe 52 takime jane mbyllur ne barazim…nderkohe qe golaverazhi eshte pozitiv 231-185 ne favor te Partizanit…
Per Kupen e Shqiperise…
Jane ndeshur 28 here…ku 13 fitore i takojne bardhe e bluve…8 te kuqve…dhe 7 ndeshje jane mbyllur ne barazim….golaverazhi eshte pozitiv per Tiranen…28-25…
Ne total…
…Ne 194 ndeshje…76 fitore ka Partizani…59 Tirana…dhe 59 jane barazime…golaverazhi…256-213 ne favor te Partizanit…
Po si spjegohet gjithe kjo diference ne favor te Partizanit….le te kthehemi pas ne kohe…ne histori e statistikat kokeforte…
Kjo diference e thelle ne favor te te kuqve e ka pikerisht zanafillen e vet ne vitet e ”arta” te kastes se Gjeneraleve te kuq…te cilet sic e thashe me lart vendosnin gjithcka…cila do te ishte kampionia, fituesja e kupes, kush do te fitonte ”derbin” …kush do te luante tek Partizani e kush do te ishte jashte formacionit tek skuadra reaksionare dhe e armiqve te pushtetit popullor Tirona…kush do arbitronte …kush duhet ti bente golat etj etj…
Qe nga 1947- 57 Partizani ka 19 fitore resht ndaj Tirones me golaverazhin e frikshem 59-10…ja pra kjo eshte diferenca qe vazhdon edhe sot e kesaj dite e me te cilen mburren ende te kuqte…
Barazimi i pare i Tirones ndaj Partizanit 0-0…do te vije ne 1957…nderkohe qe nga 1957-65 do te kemi edhe 7 fitore te tjera te te kuqve si dhe 8 barazime…
Dhe vetem pas 18 vjetesh perplasje…ne 1965 do te vije edhe fitorja e pare e Tirones 2-1…nderkohe qe prej 1958 dhunshem skuadres bardhe e blu ja kane shnderruar emrin ne 17 Nentori…po per hir te ”clirimtareve” te kuq komuniste te kryeqytetit…
Nuk po hyj as ne historine e kampionatit te 1967…kur me vendim te Byrose Politike [???]…Dinamo u shpall kampione dhe Tirana e fameshme e Lym Alles qe mundi Partizanin e po shkonte drejt Titullit …u perjashtua …sepse keto jane ngjarje turpi e te denja per rekordet e librit Guiness…
Ne vitet e diktatures…1947-91…
Tirona – Partizani jane ndeshur per kampionat…92 here…ku 18 fitore ka Tirona…45 Partizani e 29 ndeshje jane mbyllur ne barazim…
Ne post-komunizem e qe nga 1991 e ne vazhdim…
…Tirona -Partizani jane ndeshur 74 here ..ku 28 fitore ju perkasin bardhe e bluve…23 te kuqve…dhe 23 jane barazime…
Qe nga 1996-2002…per 6 vjet resht kemi 6 fitore te Tirones….5 barazime e asnje fitore te Partizanit…
Qe nga 2014 -2019 kur ne krye te te kuqve vijne radhazi miku i ngushte i Fatos Nanos -Gaz Demi…vellai i Edi Rames – Olsi …krye mafiozi italian Moggi…[ e kur ne pushtet jane serisht socio-komunistet]… e tifoza VIP te te kuqve jane edhe Bracja, Klosi, Balla, Veliaj…etj…kemi per 5 vjet…10 fitore te Partizanit…8 barazime e asnje fitore te Tirones [???]…
Qe nga 13 dhjetori i 2019 e ne vazhdim…kemi 6 fitore te bardhe e bluve…2 te Partizanit e 4 barazime…dhe qe nga 13 maji i 2021 e pas deklarates se Demit…se sa te jem une ne krye te Partizanit…Tirona ta harroje fitoren…kemi 4 fitore bardhe e blu e 2 barazime…dhe eshte Partizani ai qe e ka harruar fitoren…
Listen e goleshenuesve me te mire deri me sot ne perplasjet Tirona -Partizani e kryeson i madhi Refik Resmja me14 gola i ndjekur nga Indrit Fortuzi me 11…e pas tyre vijne Agim Murati e Agustin Kola me nga 10 gola sejcili…
Eshte fakt i pa mohueshem e historik qe …prej1965 e ne vazhdim ne perplasjet Tirona -Partizani ka patur vertet rivalitet te madh e lufte te ashper sportive perzjere shpesh here edhe me politike…ku vecmas ajo e tifozeve kundershtare ne tribuna ka qene e mbetet e nje lloji krejt te vecante ,unikale dhe e perligjur per shume aresye historike e llogjike ….
Here kane fituar te kuqte…here bardhe e blute e shume ndeshje jane mbyllur ne barazim…por gjithesesi nuk kane mundur te ndodhin dot me ato lloj skandalesh te frikeshme e ne ato permasa si ne periudhen e erret 1947 -67…a po edhe gjate viteve 70-85…
Dhe ajo c’ka i ve vulen e turpit rrezultateve te ”bujeshme” te Partizanit te kohes se Gjeneraleve te kuq…kunder ekipit reaksionar te Tiranes eshte edhe ky fakt kokforte qe nxjerr zbuluar gjithcka…
Tirona ka fituar 26 Tituj Kampione [ dhe pret edhe 3 te tjere qe duhet t’ja riktheje FSHF sepse i takojne ]…ka fituar 16 Kupa te Shqiperise…11 Superkupa e ne total 53 Trofe…
Nderkohe Partizani ka fituar 16 Tituj Kampion…15 Kupa te Shqiperise…dhe 3 Superkupa…dhe ne total…34 Trofe…
Pra diferenca e trofeve …[ edhe po ti heqim po te doni ato te para clirimit ]…ajo c’ka eshte edhe treguesi kryesor i historise se nje klubi eshte dukshem pozitiv +19 ne favor te SK Tirones…no comment…
Shume yje te futbollit shqiptar te asaj kohe u detyruan te luajne a po edhe te trajnojne tek Partizani e Dinamo thjesht per ti shpetuar perndjekjes biografike…a po edhe per nje vend pune…per shkollim e nje banese…e kjo eshte nje tjeter fatkeqesi e madhe historike e sportit tone kombetar…
Se fundi …asnje keq kuptim edhe per ate se si ke Partizani po ashtu edhe tek Dinamo kane luajtur e drejtuar lpjtare e trajnere te shkelqyer qe kurre nuk e ngaterruan sportin me politiken…ndaj dhe merituan nder vite respektin e mirenjohjen e sportdashesve te tyre e te mbare Shqiperise…sikurse edhe tifozet e shumte te te dyja ketyre ekipeve qe duan e deshen futbollin…sportin e paster, te ndershem,korrekt e profesional…pa u perzjere asnjehere e pa u bere pis nga politika e cila fatkeqesisht per vite me radhe ka dominuar dy klubet ne fjale…Partizani e Dinamo…
KOHA JONË SONDAZH