Ja çfarë tha Bunjaki pas humbjes nga Ukraina
Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, ka thënë së Kosovës po i mungon fati.
“Ne kishim rast të mirë përmes Milotit, dhe ata në të njëjtin aksion shënuan. Niveli është shumë i lartë dhe kundërshtarët e fortë nuk kanë shumë nevojë për raste që të ndëshkojnë. Mendoj se ishim të pafat sonte”, u shpreh fillimisht Bunjaki.
“Luajtëm me mbrojtje të organizuar më kompakte. Ishim më shumë të përqendruar në mbrojtje, por prapë se prapë pranuam gola, kështu e ka futbolli”, ka thënë më tej ai. “Normalisht se ekipi ishte i lodhur. Luajtëm në një kohë shumë të shkurtër. Ne kishim raste dhe mund të merrnim një pikë”, theksoi trajneri. “Kosova ka filluar rrugën e saj. Është reale që të pritet kjo, por nganjëherë nuk po kemi edhe fat”, tha në fund ai.
KOHA JONË SONDAZH

