Ja çfarë thotë trajneri i Maqedonisë para ndeshjes me Shqipërinë
Sot në orën 20:45 Shqipëria do të luajë përballë Maqedonisë në sfidën hapëse të rrugëtimit në Botërorin ‘Rusi 2018’.
Maqedonia do të luajë në “Loro Boriçi” për një rezultat pozitiv, ku trajneri Igor Angelovski do të kënaqet edhe me një barazim.
“Kam parë ndeshjen e fundit të Shqipërisë ndaj Marokut. Në atë takim ata kanë përdoruar disa sisteme loje. Ne jemi përgatitur mirë dhe do të mundohemi t’i përshtatemi çdo moduli loje që do të aplikojë Shqipëria. A do të kënaqte barazimi? Për ne çdo rezultat tjetër përveç humbjes do të ishte një rezultat pozitiv”, u shpreh Angelovski.
Në përbërjen e Maqedonisë janë 5 lojtarë me origjinë shqiptare, por trajneri Angelovski beson se lojtarët do t’i harrojnë emocionet për shkak se janë profesionistë.
KOHA JONË SONDAZH

