Ja formacionet zyrtare Real Madrid-Bajern Mynih
Sonte luhet supërndeshja Real Madrid-Bajern Mynih. Në “Santiago Bernabeu” do të luhet mbrëmjen e sotme gjysmëfinalja e kthimit e Champions League mes Realit të Madridit dhe Bayernit të Mynihut.
Takimi i parë në “Allianz Arena” u fitua nga madrilenët me rezultatin 2 me 1, të cilët janë pranë finales së Kievit, vendi ku do luhet finalja e madhe.
Bavarezët do të synojnë sonte përmbysjen, edhe pse do të vuajnë mungesat e Boateng e Robben.
Ky takim do të luhet në orën 20:45 dhe të dy trajnerët kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.
Në tabelën e mëposhtme mund të shihni skemën me të cilën do të rreshtohen dy ekipet në fushën e lojës.


KOHA JONË SONDAZH

