Ja gjyqtari që do të arbitrojë ndeshjen e sotme Shqipëri-Rumani

Sfida e tretë e grupit A mes kombëtares shqiptare dhe asaj rumune që do të lihet në stadiumin e Lyonit do të gjykohet nga një gjyqtarë çek.

Për këtë takmim UEFA ka vendosur që arbitri kryesor të jetë Pavel Kralovec, i cili sipas statistikave njihet si një arbitër që ka dorë të lirë në dhënien e kartonave.

Gjithashtu Pavel Kralovec është një nga arbitrat që mbahet mënd për gjykimin e ndeshjes gjysmëfinale të “Uefa Champions League” mes Realit të Madridit dhe Romës, ku nuk ka akorduar dy penallti të pastra në favor të italianëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë asistentët e tij do të jenë Roman Slysko i Sllovakisë dhe Thomas Mokrusch i Çekisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?