Ja lojtarët e thirrur nga De Biasi për miqësoret

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi ka bërë gati listën e futbollistëve për dy miqësoret që do të luhen ndaj Austrisë dhe Luksemburgut (më 26 dhe 29 mars).

Edhe pse De Biazi pritet të dalë paraditen e sotme (ora 10:30) në një konferencë për mediat për të shpjeguar në detaje situatën e kuqezinjve, burime pranë FSHF­së konfirmojnë se cilët do të jenë lojtarët e përzgjedhur.

Lista e plotë De Biazi:

Portierë: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orges Shehi

Mbrojtës: Naser Aliji, Arlind Ajeti, Berat Dijmsiti, Mergim Mavraj, Lorik Cana, Elseid Hysaj, Ansi Agolli, Frederik Veseli

Mesfushorë: Migjen Basha, Ergys Kace, Ledian Memushaj, Odise Roshi, Herolind Shala, Ermir Lenjani, Taulant Xhaka, Burim Kukeli, Amir Abrashi, Andi Lila

Sulmues: Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Armando Sadiku, Shkelzen Gashi, Milot Rashica (vetëm për Luksemburgun)

SHKARKO APP