Ja se çfarë djemsh simpatikë ka Kombëtarja e Futbollit
Kombëtarja ka udhëtuar sot drejt Bergamos, duke lënë Austrinë. Ata do të ndeshen në një miqësore me Ukrainën. Para ndeshjes trajneri De Biasi ka dhënë edhe një konferencë. “Në ndeshjen ndaj Ukrainës do të ketë disa ndryshime dhe do të luajnë ata lojtarë që nuk ishin ndaj Katarit”, tha ai trajneri i Kombëtares në një deklaratë për mediat. Sa i takon europianit, De Biasi duket se i ka idetë e qartë; të ruajë stilin e lojës që skuadra zhvilloi në fazën kualifikuese.
“Nuk duhet të humbim karakteristikat që na sollën në Francë dhe nuk duhet të shkojmë për pushime në kampionatin europian“, shton ai.
Në kendvështrimin e tij, ndeshja e parë, ajo kundër Zvicrës është edhe më e rëndësishmja. “Ndaj Zvicrës do të jetë një ndeshje e veçantë dhe sfida mes vëllezërve Xhaka do të jetë një sfidë brenda sfidës”, vlerësoi ai. Ndërkohë, lojtarët e Kombëtares janë shfaqur si modelë të vërtetë me veshjet e tyre.

KOHA JONË SONDAZH

