Ja si pritet të ndryshojë formacioni i Torinos me afrimin e Asllanit

Torino FC new signing Kristjan Asllani arrives at the stadio Filadelfia to complete his transfer to Torino FC from FC Internazionale.

Pas ndeshjes kundër Modenës, u bë e qartë se Torino ka nevojë për një playmaker në qendër të mesfushës. Klubi granata tashmë ka afruar Kristjan Asllanin, talentin shqiptar që pritet të sjellë më shumë qetësi dhe organizim në lojën e ekipit të Marco Baronit.

Me largimin e Riccit, një prej lojtarëve më të rëndësishëm të sezonit të kaluar, Torino kërkonte urgjentisht një zëvendësues. Me ardhjen e Asllanit, kjo zbrazëti duket se po plotësohet. Tekniku Marco Baroni ka eksperimentuar disa skema gjatë fazës përgatitore.

Formacioni i preferuar mbetet 4-2-3-1, ku Asllani shihet si titullar potencial në qendër, duke marrë përsipër organizimin e lojës dhe lidhjen mes repartit mbrojtës dhe atij ofensiv. Opsionet për t’i bërë shoqëri janë Casadei, Gineitis ose Anjorin, i cili ka treguar formë të mirë në ndeshjet e para.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përballjen me Modenën, Baroni testoi edhe skemën 4-3-3, duke treguar gatishmëri për ndryshime taktike. Asllani shihet si një element kyç që mund të lehtësojë kalimin mes moduleve, duke u pozicionuar si lojtar para mbrojtjes dhe duke i dhënë më shumë variacion dhe kontroll lojës së Torinos.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?