Ja si u vlerësuan shqiptarët mbrëmë në Champions League
“Tuttomercatoweb” është një nga portalet italiane që vendos notat për lojtarët pas ndeshjeve në kompeticione të ndryshme.
Pas një mbrëmjeje të Champions League, futbollistët shqiptarë nuk janë vlerësuar lart nga portali.
Notën më të lartë e arriti futbollisti i Baselit, Taulant Xhaka, i cili u vlerësua me 6 në humbjen e zviceranëve ndaj Paris Saint Germain.
Edhe pse me notë mesatare, ishte një nga lojtarët që u vlerësua më lart tek Baseli.
Ndërsa Shkodran Mustafi ishte lojtari që mori notën më të ulët në fitoren e thellë të Arsenalit ndaj Ludogorets 6-0 .
Ai u vlerësua me 5 për arsyen e një gafe në mbrojtje. Ndërsa Elseid Hysaj nuk u aktivizua fare në humbjen e Napolit 2-3 ndaj Besiktas.
KOHA JONË SONDAZH

