Ja supërgoli që kishte bërë lojtari që ndërroi jetë sot në Itali

Astori, që ndërroi jetë të dielën në mëngjes, ka luajtur verën që lamë pas në Bernabeu në ndeshjen Real Madrid – Fiorentina, për trofeun ‘Santiago Bernabeu’. Ai shkëlqeu atë ndeshje ndërsa ishte afër që të shënonte gol spektakolar, duke ngritur në këmbë gjithë stadiumin. ( shiko videon)

Kapiteni i Fiorentinas, Davide Astori, u gjet i vdekur në dhomën e tij në Udinese në mëngjesin e së dielës. Pas autopsisë, u vërtetua italiani kishte vdekur nga një sulm në zemër prej shkaqeve natyrore.

“Ideja që kemi është se lojtari ka vdekur nga një sulm në zemër prej shkaqeve natyrore”, tha prokurori i Udineses, Antonio de Nicolo.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është e çuditshme që një gjë e tillë t’i ndodh një futbollisti profesionist, i cili monitorohet aq shpesh, pa treguar asnjë shenj”, u shpreh ai në fund.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ishte pjesë e Fiorentinës që nga viti 2015, i cili u transferua nga Roma.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?