Jahmir Hyka drejt ëndrrës amerikane: MLS një mundësi

Tre gola në dy ndeshjet e fundit me Lucernën. Gjashtë rrjeta në total në gjysmën e parë të sezonit, ku Jahmir Hyka mbetet protagonist në Superligën zvicerane. Me kuqeziun në formë të shkëlqyer, skuadra e Markus Babbel ëndërron Europën.

“E nisëm shumë mirë me ekipin dhe pas luhatjeve e mbyllëm shumë mirë fazën e parë. Jemi në vendin e katërt dhe brenda objektivave që kemi për kupat e Europës”, tha ai për Supersport.

Hyka është i vetëdijshëm se ky është momenti i tij më i mirë në karrierë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ndihem shumë i lumtur. Kam dëgjuar shumë që mosha 28-29 vjeçare është kulmi i një futbollisti dhe mund ta them që në këto momente është kulmi im”, tha sulmuesi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me paraqitjet e tij, 28-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e klubeve turke, ku në garë është edhe Besiktasi, por ofertat nuk mungojnë as nga Major League Sccçer. Transferimi në Amerikë është një mundësi që pëlqehet nga Hyka.

“Po kaloj një moment të mirë dhe duke parë që për 6 muaj më përfundon kontrata me Lucernën, interesimi ka qenë i madh, si nga Turqia ashtu edhe nga Amerika. Do të më pëlqente të luaja në kampionatin amerikan. Kjo është një dëshirë e imja, por t’ia lëmë kohës se çfarë do të ndodhë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?