Jahmir Hyka shënon sërish në superligën e Zvicrës, por Lucerna e humb ndeshjen në fushën e Sionit

Jahmir Hyka shënoi një tjetër gol në Superligën e Zvicrës.

Futbollisti i kombëtares ia doli ta dërgonte topin në rrjetë në pjesën e dytë të ndeshjes në fushën e Sionit, ndonëse u detyrua të dilte i humbur nga fusha e lojës.

Sioni fitoi 3-1 dhe e mbërriti Lucernën në vendin e tretë të renditjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Pavarësisht humbjes, Hyka vazhdoi një edicion pozitiv, në të cilin ka shënuar plot 6 gola, ndonëse nuk është luajtur ende gjysma.
Kjo formë shumë e mirë bëri që trajneri i kombëtares, Xhani De Biazi, ta rikthente në ekip pas një periudhe 2-vjeçare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?