Jankto: 15 janë pozitiv me koronavirus te Sampdoria, mund të jem edhe unë

Mesfushori i Sampdorias, Jakub Jankto në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat çeke ka zbuluar një detaj shokues. Ai është shprehur se është prej ditësh i izoluar në shtëpi, ndërkohë që sipas tij 15 persona janë prekur në skuadrën e tij.

“Kam qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me shokët që janë infektuar. 1deri tani kanë dalë pozitiv, por numri mund të rritet edhe më shumë. Jam mirë dhe shpresoj që nuk jam infektuar, por mund të kem edhe unë virusin. Tani për tani përpiqem të mos mendoj për këtë.

Do të ndjek të gjitha rregullat dhe indikacionet, duke pasur më shumë kujdes për higjienën. Futbolli dhe sporti janë tani për tani janë në vendin e fundit”, deklaroi Jakto. /R.Lika-Koha Jone/

 

 

 

SHKARKO APP