“Jam izoluar dhe po kurohem”, raste pozitive te një kombëtare dhe dy klube

Raste të reja me koronavirus në ekipet e futbollit. Bosnja pret Italinë sonte në mbrëmje, sfida e fundit e Ligës A në Nations League. 4 herë kampionët e botës kërkojnë fitoren për të ruajtur vendin e parë, teksa vendasit do të bëjnë pa shërbimet e Sead Kolasinac.

Mbrojtësi i Arsenalit ka rezultuar pozitiv me Covid-19 sipas një njoftimi të Federatës ballkanike. 27-vjeçari ka nisur karantinën dhe i bashkohet Edin Dzekos dhe Ibrahim Sehic, dy lojtarë të tjerë të Bosnjes që janë infektuar nga koronavirusi.

Ndërkohë, një rast pozitiv edhe te klubi i Sevilla. Carlos Fernandez ka marrë përgjigje pozitive në tamponin e kryer, teksa Marca raporton se spanjolli ka filluar te këtë disa simptoma ditën e hënë. Sulmuesi 24-vjeçar është izoluar menjëherë dhe do të qëndrojë 14 ditë larg ekipit Lopetegui.

Swiss Digital Desktop Reklama

Goditet edhe Galatasaray. I mirënjohuri Ardan Turan është prekur nga pandemia. Lajmin e jep vetë fantazisti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Kam dalë pozitiv me Covid-19, jam izoluar në spital dhe po kurohem“, shkruan Arda Turan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në klubin e famshëm turk janë infektuar edhe tetë persona të tjerë, nga të cilët tre janë futbollistë dhe pesë pjesëtarë të stafik teknik të ekipit nga Stambolli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?