Janë pranë titullit, Klopp: Nuk mund të ndryshojmë asgjë, do presim!

Premier League ende nuk ka vendosur për rifillimin për shkak të pandemisë së Covid-19. Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka një ide të qartë për të ardhmen.

“Të shohim në Gjermani të gjithë janë optimistë se sezoni mund të rifillojë në mesin e majit. Të shohim se kur do të nisë këtu. Të gjithë duam që së pari të jemi të sigurt nga ana shëndetësore. Nuk mund t’i sforcojmë gjërat, sepse nuk mundemi.

Në momentin që do të jetë e mundur, do të nisim stërvitjen. Jemi të gjithë të izoluar në shtëpi, nuk kemi asnjë rast prekje. Duhet të presim vendimin e qeverisë për të parë se si do të veprohet.

Çfarë mbetet nga ky sezon? Nuk do të ndryshojmë, kjo është gjëja e parë. Nëse do të kemi sukses do të varet edhe nga klubet e tjera. Të gjithë kanë mundësi për t’u përmirësuar, ndaj nuk e dimë se çfarë do na rezervojë e ardhmja”, deklaroi strategu i Liverpoolit. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP