Jasir Asani para miqësores me Kilin: Të bashkuar mund të bëjmë të pamundurën realitet

Shqipëria do të përballet sonte në mbrëmje në miqësoren e parë me Kilin. Pas kualifikimit në EURO 2024, kuqezinjtë do të zbresin sonte në fushë.

Atmosfera është fantastike në grumbullim, lojtarët janë më të bashkuar se kurrë dhe nuk ngurojnë ta shfaqin haptazi miqësinë me njëri-tjetrin.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shihet përkrah Nedim Bajrami dhe Naser Alijit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Tetovë – Shkup – Kumanovë. Të bashkuar mund të bëjmë të pamundurën realitet. Forca Shqipëri”, shkruan Asani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?