Java e 18-të, spikat derbi i kryeqyteti. Moti nuk është në favorin e tyre

Këtë të shtunë do të luhen tre ndeshje të javës së 18-të në Superligë, edhe pse moti nuk është në favorin e tyre.

Padyshim spikat derbi i kryeqytetit mes Dinamos dhe Tiranës, sfidë që do të luhen në orën 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Paralelisht do të zhvillohet një tjetër ndeshje interesante, siç është ajo mes Partizanit dhe Elbasanit.

Tre orë më herët, Vllaznia pret në shtëpi Laçin në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Në fushë do të zbresë edhe Kategoria e Parë me katër përballje. Vora kryesuese pret në shtëpi skuadrën e Korabit. Takim interesant janë edhe Burreli-Kastrioti e Kukësi-Valbona. Përballja tjetër është Erzeni-Pogradeci.

SHKARKO APP