Java e 21-të e Kategorisë së Parë luhet në fundjavë, spikat Korabi-Skënderbeu
Java e 21-të e kampionatit Kategoria e Parë do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën. Më 7 shkurt janë programuar katër ndeshje, të gjitha në orën 13:30.
Tre skuadrat e para në renditje, Skënderbeu, Pogradeci dhe Laçi, do të luajnë në transfertë. Kryesuesit e Kategorisë së Parë, Skënderbeu, do të përballen me Korabin në stadiumin “Korabi”, në një ndeshje që pritet të jetë e fortë dhe aspak e lehtë për korçarët.
Dy transferta të vështira edhe për Pogradecin dhe Laçin. Pogradeci do të luajë ndaj Apolonisë në Fier, ndërsa Laçi do të përballet me Lushnjen në stadiumin “Roza Haxhiu”.
Takimi tjetër i ditës së shtunë është ai mes Kastriotit dhe Kukësit. Të dielën do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së 21-të, në orën 13:30. Burreli do të përballet me Ilirinë, ndërsa Besa do të luajë ndaj AF Luftëtarit.
Java 21
Apolonia – Pogradeci, 07.02.2026 13:30
Korabi – Skënderbeu, 07.02.2026 13:30
Kastrioti – Kukësi, 07.02.2026 13:30
Lushnja – KF Laçi, 07.02.2026 13:30
Burreli – Iliria , 08.02.2026 13:30
Besa – AF Luftëtari, 08.02.2026 13:30
KOHA JONË SONDAZH

