Java e 29-të e Superiores do të luhet në dy ditë, Partizani zbret e para në fushë
Kategoria Superiore ka publikuar agjendën për javën e 29-të, teksa do të luhet një ndeshje të dielën dhe 4 të tjera të hënën.
Ndeshja e vetme që do të luhet të dielën, do të jetë ajo mes Partizanit dhe Luftëtarit, duke ditur që të dyja skuadrat nuk janë të angazhuara në Kupën e Shqipërisë, ndeshjet e së cilës do të luhen ditën e enjte.
3 ndeshje të ditës së hënë do të luhen në orën 17:00: Kukësi-Flamurtari, Skënderbeu-Laçi dhe Vllaznia-Bylis, ndërsa në orën 20:00 do të luhet ndeshja Teuta-Tirana.
E diel
Partizani-Luftëtari 17:00
E hënë
Kukësi-Flamurtari 17:00
Skënderbeu-Laçi 17:00
Vllaznia-Bylis 17:00
Teuta-Tirana 20:00