Java e 33-të e kampionatit “Abissnet Superiore”/ Derbi Tirana-Partizani luhet të hënën

Java e 33-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të dielën dhe të hënën. Gara është bërë tepër interesante në javët e fundit, pasi ekipet po luftojnë për objektivin e mbijetesës dhe për një vend në “Final 4”.

Dy takimet e para të së dielës janë Laçi-Skënderbeu dhe Bylis-Vllaznia, të dyja në orën 15:00. Po të dielën, në orën 18:00, do të zhvillohet edhe ndeshja Dinamo City- Teuta.

Ditën e hënë janë programuar dy sfidat e fundit të javës. Në orën 17:00, Egnatia do të presë në shtëpi AF Elbasanin.

Ndërsa mbrëmja do të kulmojë me një nga sfidat më të rëndësishme në historinë e futbollit shqiptar; derbin e kryeqytetit, Tirana-Partizani. Ky takim do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare”, në orën 20:00.

SHKARKO APP