Java e 34-të e Abissnet Superiore nis me emocione dhe gola në pjesët e para

Sfidat e javës së 34-të në Abissnet Superiore po zhvillohen njëkohësisht, duke sjellë emocion që në minutat e para në disa prej stadiumeve kryesore të vendit.

Në “Elbasan Arena”, skuadra vendase ka kaluar në avantazh ndaj Bylisit falë një goli me kokë nga Kristi Qose, ish-mesfushori i Kombëtares. Asisti erdhi nga Bledar Lila, me verdheblutë që mbyllën pjesën e parë në epërsi 1-0.

Në Shkodër, Vllaznia është duke udhëhequr ndaj Dinamos. Goli i vetëm i pjesës së parë u realizua nga Klinti Qato në minutën e 26-të, duke i dhënë avantazhin vendasve para pushimit.

Në Korçë, një duel vendimtar për mbijetesën po luhet mes Skënderbeut dhe Tiranës. Korçarët kaluan në epërsi në minutën e 35-të me golin e radhës të sulmuesit të tyre kryesor, Saleh Nasr. Edhe kjo sfidë u mbyll 1-0 në 45-minutat e para.

Ndërkohë, në dy takimet e tjera – Partizani ndaj Egnatias dhe Teuta përballë Laçit – munguan golat dhe pjesët e para u mbyllën pa rrjeta të tundura, 0-0.

SHKARKO APP