Java e 6-të e Abissnet Superiore, nis me derbin e kryeqytetit Partizani-Tirana

Java e gjashtë e “Abissnet Superiore” do të luhet e ndarë në tre ditë, duke nisur të premten me derbin e kryeqytetit, Partizani-Tirana. Të dyja skuadrat vijnë në këtë sfidë pas një nisjeje jo të mirë të kampionatit, por derbi mbetet derbi, dhe sfida më e zjarrtë e kampionatit shqiptar pritet me padurim nga të gjithë sportdashësit dhe tifozët e të dyja ekipeve.

Ndeshja do të luhet në “Air Albania” në orën 19:00, dhe tifozët mund t’i blejnë biletat online në ebileta.al ose në pikën fizike pranë stadiumit “Selman Stërmasi”. Ditën e ndeshjes, biletat do të mund të gjenden edhe pranë stadiumit “Air Albania”.

Të shtunën do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera të javës së 6-të. Dinamo City – Flamurtari do të luhet në “Selman Stërmasi” në orën 15:30. Ndërsa në “Loro Boriçi” do të zhvillohet përballja direkte për kreun, Vllaznia – AF Elbasani. AF Elbasani udhëheq kampionatin deri tani, por kuqeblutë janë vetëm një pikë larg kreut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy takimet e fundit të javës së 6-të janë programuar të dielën. Vora – Egnatia do të luhet në orën 14:00 në Laç, ndërsa Teuta – Bylis në “Niko Dovana” në orën 17:00.

Swiss Digital Mobile Reklama

Abissnet Superiore – JAVA 6

E premte, më 3 tetor

Partizani – Tirana                           19:00

E shtunë, më 4 tetor

Dinamo City – Flamurtari              15:30

Vllaznia – AF Elbasani                    19:00

E diel, më 5 tetor

Vora – Egnatia                                 14:00

Teuta – Bylis                                     17:00

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?