Jo vetëm Broja, Ipswich transferon dhe lojtarin tjetër të Shqipërisë

Ipswich pritet të krijohet një koloni e vogël shqiptare, sepse ekipit do t’i bashkohet edhe Ernest Muçi.

Sipas mediave të specializuara në merkato, klubi që në këtë sezon debuton në elitën e futbollit anglez ka arritur marrëveshjen me Besiktas, për transferimin e 23-vjeçarit.

Vetëm gjashtë muaj pas transferimi te gjigandët turq, Muçi ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të rëndësishëm. Përpos ofertave nga Turqia, Aston Vila kishte ofruar 10 milionë euro për kuqeziun, teksa interes kishte shfaqur edhe West Ham.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, tek Ipsëich u treguan më të shpejt, duke arritur marrëveshjen me Besiktas-in. Për Muçin është caktuar edhe datat e vizitave mjekësore dhe firma në kontratë duket formalitet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?