Jo vetëm humbja me Interin, Juventus mbetet dhe pa sulmuesin serb

Inter mposhti Juventusin në San Siro me shifrat 1-0, duke u dhënë një goditje të fortë shpresave të bardhezinjve për titullin kampion.

“Zonja e Vjetër” tashmë vuajnë edhe problemet fizike të Dusan Vlahovic dhe Federico Chiesës. Sulmuesi serb i është nënshtruar analizave për një mbingarkesë muskulore në kofshën e djathtë teksa rikuperimi i tij do të ndiqet ditë pas dite, teksa është në dyshim për ndeshjen e fundjavës ndaj Udineses.

Chiesa mori një goditje në këmbën e djathtë dhe gjithashtu iu nënshtrua analizave. Megjithatë, për sulmuesin duket se nuk ka probleme dhe do të jetë gati për ndeshjen me Udinesen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?