Jo vetëm Lewandowski, një tjetër yll i Bayernit është drejt largimit

Robert Lewandowski, Martin Sabitzer dhe Serge Gnabry. Në listën e lojtarëve që mund të largohen nga Bayern Munich në verë është edhe ishlojtari i Arsenalit.

Në fakt, sipas asaj që raporton revista gjermane Kicker, Gnabry ka kontratë deri në vitin 2023, por po mendon lamtumirën që këtë verë, pasi negociata për rinovimin kanë ngecur.

Real Madrid është gati që të përfitojë nga situata, njëlloj siç bëri më parë me Alba-n, duke e marrë lojtarin vitin e ardhshëm për të pritur përfundimin e kontratës, ose duke i ofruar një shumë të caktuar Bayernit për ta marrë që këtë verë.

Një futbollist që në fazën sulmuese mund ta ndihmojë ekipin e Los Blancos, por duhet pasur vëmendje edhe nga konkurrenca me Liverpoolin, pasi edhe Klopp e ka në listën e dëshirave. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP