Jo vetëm lojtarët, te Lacio pa kontratë mbetet edhe Tare

Kur Klaudio Lotito vendosi që t’i besonte rolin e Drejtorit Sportiv, Igli Tares të pakët ishin ata që besonin në Itali te ish-sulmuesi. Shqiptari ndërkohë sezon pas sezoni ka treguar shumë profesionalizëm, duket transferuar disa lojtarë të rëndësishëm te Lacio. Nga të rinjtë Strakosha dhe Luis Alberto, deri te kampionët e konfirmuar si Klose dhe Nani. Dhurata e radhës për tifozët është rinovimi me Stefan De Vrij.

“Lazionews” ndërkohë kujton se Tares i skadon kontrata në vitin 2018. Shumë klube në Seria A dhe në Europë, janë të interesuara për ta pasur në krye të merkato së tyre. Shqiptari ka treguar një profesionalizëm për t’u pasur zili te Lacio, por Bardhekaltrit duhet të nxitojnë nëse nuk dëshirojnë që ta humbasin me parametra zero në verë. Edhe Drejtorët Sportiv mund të transferohen. /Koha Jonë/

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?