Jonuz: S’do të jetë e vështirë me Kukësin, nuk kemi çfarë të humbim

Skuadrën e Vllaznisë e pret një sfidë e vështirë ndaj Kukësit në transfertë, por jo për trajnerin Mirsad Jonuz. Në prononcimin e tij për mediet gjatë konferencës së sotme për shtyp, numri 1 i pankinës shkodrane ka vlerësuar skuadrën e tij dhe moralin e lartë që kanë futbollistët që ka në dispozicion.

 

”Sfida me Kukesin nuk është aspak e vështirë, ne nuk kemi se çfarë të humbim, vetëm mund të fitojmë. Do ta shohim nesër si do të jetë në fushë ky takim. Kam parë disa video të ndeshjeve të Kukësit brenda dhe jashtë, kanë sulm të mirë, por edhe ne kemi mbrojtje të mirë. Mendoj se do të jetë rezultat i mirë për në.

Kukësi ka edhe mbrojtje të mirë, por unë u ndala te sulmi sepse kanë në dispozicion emra si: Abazaj, Gavazaj, Shkurtaj, Rroca etj. Megjithatë, unë besoj se do t’ia dalim, sepse kemi filluar të funksionojmë ashtu si duhet. Të gjithë lojtarët do t’i kem të gatshëm Sot zhvilluam stërvitjen e fundit dhe gjithçka duket mirë.

Sa i takon formacionit, do të ketë vetëm lëvizje taktike. Futemi në fushë me idenë e qartë për të fituar, pastaj çdo rezultat pozitiv është i mirë. Në stërvitjen e fundit me ekipin, kam vënë re që edhe te sportistët është një situatë optimale dhe kjo më bën entuziast”- deklaroi trajneri i Vllaznisë, Jonuz.

SHKARKO APP