Jorginho te Juventusi? Agjenti i tij tregon të vërtetën e kësaj lëvizje
Kriza prej Covid-19 i ka ndryshuar planet e klubeve, që po mendojnë për shkëmbime futbollistësh. Së fundmi agjenti i Jorginhos, i ka dhënë fund thashethemeve të ditëve të fundit, në lidhje me një shkëmbim mes klientit të tij dhe Pjanic te Juventusi.
“Unë mësoj për këto thashetheme të vazhdueshme vetëm nga gazetat, sepse askush nga Juventusi nuk më ka kontaktuar. Sarri e vlerëson shumë atë si njeri dhe lojtar. Ata kanë punuar shumë mirë së bashku, por nuk ka asgjë tjetër. Jorginho mendon vetëm për Chelsea, ai po përgatitet për rifillimin e Premier League.
Për mendimin tim nuk ka gjasa që bardhezinjtë ta blejnë dot sot. Ajo që ne do të përjetojmë nuk do të jetë një merkato normale. Ekonomikisht, klubet do të preken nga pandemia. Dhe më pas Jorginho ka një kontratë me Chelsea deri në vitin 2023. Ai është zëvendës-kapiten atje dhe konsiderohet një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin. Unë nuk po i referohem vetëm Juventusit, por të gjitha klubeve më të mëdha në Europë. Do të jetë e vështirë që të paguhen ato shifra për një lojtar të vetëm”, deklaroi Joao Santos.